Lajme

07 March 2018

Moderatorja e njohur bie pre e hakerave, reagimi i saj surprizon të gjithë

Moderatorja shqiptare, Iva Mera ka qenë pre e hakerave, të cilët kanë arritur të futen në facebook-un e saj dhe i kanë dërguar një mesazh miqve të saj.
Ndryshe nga shumë VIP-a që do shpërthenin në ofendime, Iva ka zgjedhur ta ‘ndihmojë’ atë.
Në një status në Facebook, ajo i shkruan personit që hyri në llogarinë e saj, ta gjejë lumturinë tek vetja dhe jo të jetojë si një spiun i heshtur.
Iva shton gjithashtu se hakeri nuk i ka zbuluar asgjë asaj pasi gjërat e rëndësishme nuk i shkruan në rrjete sociale, por i mban brenda dyerve të shtëpisë ose brenda dyerve të zemrës.
“Më vjen keq për ty… se je i/e vogel… Pas një nate të lodhshme (me një fëmijë të vogël) zgjohem në mëngjes nga mesazhet e miqve të mi, të cilët më lajmërojnë për një mesazh të dërguar nga adresa ime në oret e vona të natës duke më lënë të kuptoj qartë qe adresa ime (facebook/yahoo)ishte vjedhur! E vetmja ndjesi qe pata ishte keqardhja! Me vjen keq për ty o njeri që harxhon kohë nga jeta jote, nga ditët e tua, nga orët e tua per të klikuar e munduar veten për të parë se çfarë bëj unë apo kushdo tjetër që ti tenton të futesh në privatësi! Pse nuk e mbush jeten me aktivitet, ndodhi, ngjarje, emocione qe te takojne ty dhe jetes tende, pse nuk e gjen lumturine tek vetja dhe gjerat e tua, tek njerezit e tu, familja jote po ngelesh peng i spiunimit, dhe pergjimit! Me vjen vertet keq per ty dhe nuk e di se si mund te te ndihmoj te te nxjerr nga kjo vorbull e shemtuar qe ke futur veten, duke u lumturuar me lumturine apo gezimet e tjetrit! Me vjen keq qe ste ndihmova sadopak te te jepja ate qe prisje apo mendoje, por une gjerat e rendesishme nuk i mbaj ne email, as facebook, i mbaj brenda dyerve te shtepise sime dhe akoma me thelle ne fakt ne dyert e zemres dhe qenesise time! Nuk cuditem tek vetja qe e vetmja ndjesi qe pata nuk eshte neveria a urrejtja por keqardhja, keqardhja qe ti ne mes te metropolit humbet kohe me te tjeret, me mua, me miken apo mikun tim! Njeri, clirohu nga ky burg ku ke future veten, dhe shih rreth e rrotull, ke jete per te jetuar! Neser kur te kthesh koken prapa te kesh mundesi te kujtosh sa me shume gjera te bukura e te vlefshme qe ke bere per veten e jeten tende, e jot e shohesh veten sin je spiun i heshtur prapa kangjellave te frikes tek pergjoje njerezit. Me vjen keq per ty…realisht me vjen keq… per ty o i vogel! Megjithate do t eta fal, sepse njerezit gabojne ashtu sic mund ta kene falur edhe miqte e mi, per te te dhene nje mundesi tjeter te perpiqesh te jetosh jeten sic duhet e te mesosh nga ky gabim!”, ka shkruar Iva Mera.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com