Ja sa ka kushtuar ora më e fundit e Blerim Destanit…
Yjet e showbizit dhe luksi ecin paralelisht me njëri – tjetrin sepse nuk kursehen të blejnë aksesorët e markave më të shtrenjta. Një prej tyre është edhe Blerim Destani, i cili është i njohur për jetën e tij luksoze.
Së fundmi të gjithë u habitëm me orën “Richard Mille” me vlerë prej 800 mijë eurosh por orët duket se janë një aksesor i preferuar për Blerimin sepse së fundmi ka blerë një tjetër. Faqja e Instagramit “Whattheywearing” ka postuar së fundmi orën e re që ka blerë aktori. Bëhet fjalë për një orë të markës “Richard Mille”, e cila kushton plot 128 mijë euro.