Mariah Carey është duke punuar për albumin e saj më të ri
Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka filluar të punojë në albumin e ri. Në intervistën e saj për V Magazine ajo është shprehur se: “Unë jam në studio duke filluar një album me muzikë të rregullt, që do të thotë se s’po bëj album festiv për Krishtilndje. Unë jam gati për një ri-fillim. Po punoj me Roc Nation dhe kjo është e mrekullueshme”.
Projekti është në fazën e hershme, teksa këngët tashmë janë vendosur dhe janë duke u punuar në studiot e Roc Nation.Edhe më parë Mariah ka punuar me Jay Z në këngët si “Heartbreaker”, “You Got Me” dhe “Things That U Do”.
Ky do të jetë albumi i parë për Mariah Carey që prej vitit 2014, kur ajo u paraqit edhe në një remiks me French Montanan me këngën “Unforgettable”.