Lajme

08 March 2018

“Vipat e Bllokut” nxjerrin zbuluar Luana Vjollcën, ja si ka qenë para ndërhyrjeve

Ndodh që me kalimin e viteve trupi i njeriut të pësojë zhvillime të dukshme në aspektin fizik, por ndonjëherë ndryshime të mëdha duken si të pabesueshme për disa personazhe Vip.

Diçka e tillë mund të thuhet edhe për Luanën e cila dikur ishte mëse normale si një vajzë natyrale, me të pasme normale, me buzë e vetulla të holla dhe me mollëza të zvogëluara, me hundë pak të madhe që dukej bukur me flokët e kuqe që kishte atëkohë.

Po tani si është Luana?

Bjonde, hunda e vogël me pamje si të ishte pikturuar, dhe buzët e fryra shumë ndryshe nga sa i kishte, por pa harruar belin e hollë dhe të pasmet stil Kim Kardashian.

Ka qenë pikërisht faqja në Instagram ‘Vipat e Bllokut’ të cilët kanë hedhur një foto ku shihet qartë se Luana ka ndryshuar komplet. Kanë qenë të shumtë komentuesit, ku pjesa më e madhe shprehen të habitur që prezantuesja vazhdon të mohojë që ka bërë ndërhyrje, pavarësisht se janë kaq të dukshme. Mesa duket është një strategji e saj për të qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com