Mariza Ikonomi në festën e Gruas ka diçka për tu thënë meshkujve…
Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ditën e djeshme përveç urimit për femrat zgjodhi të bëjë edhe një apel interesant për meshkujt në rrjetin social Instagram.
“Sot është dita e gruas, por në një ditë kaq të veçantë dua t’i bëj një apel të gjithë meshkujve: Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, bëni të lumtur gruan tuaj dhe lumturia do të iu përgjigjet”, ka shkruar këngëtarja Ikonomi. Mariza vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme, ku njëri ndër ta është edhe emisioni “Me Marizën”, që është nën moderimin e saj.