Blogeret e njohura shqiptare japin mesazhin më të bukur për festën e 8 marsit
Sara Kolami, Estela Ujka, Sarah Berisha, Sara Karaj dhe Odeta Banushaj që janë blogeret më të njohura shqiptare përveç këshillave shumë me vlerë për modën kanë bërë publike edhe një urim për festën e 8 marsit.
Me një postim në Instagram të Sara Kolamit mesazhi i bukur i dedikohet vlerave të femrës për festën e Gruas.
“Të lutem mos harro që meriton botën. Respektoje veten tënde motra ime e dashur, largohu nga çdo gjë që të dëmton edhe nuk të rrit. Ti meriton botën! Gëzuar 8 Marsin. Kjo video është bërë me shumë dashuri edhe përkushtim nga ne, një shans për tëë ndarë disa këshilla.”, shkruan blogerja Sara.