Barack dhe Michelle Obama së shpejti një show në “Netflix”
Barack e Michelle Obama kanë pak kohë që janë shkëputur nga vëmendja mediatike, pas kalimit të stafetës në Shtëpinë e Bardhë te Donald e Melania Trump.
Por, tani, ata janë gati të rikthehen nën reflektorët e kamerave. Në media thuhet se ish-çifti presidencial amerikan është në bisedime me “Netflix”, për të realizuar një program, që nuk do të ketë përmbajtje politike.
Edhe pak kohë më parë u përfol për një projekt të ngjashëm të Obamave, por tani me sa duket është drejt realizimit. Shfaqja do të zhgënjejë ata që prisnin se do të ishte i fushës politike, sepse është parashikuar të jetë për një audiencë më të gjerë, një program që do të transmetojë mesazhe pozitive për të gjithë amerikanët, pavarësisht orientimit të tyre politik.