Lajme

12 March 2018

Fifi duhet të humbasë urgjentisht peshë sepse rrezikon paralizën

Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi është një këngëtare që po arrin një sukses të madh në skenën muzikore shqiptare falë talentit dhe këngëve të pëlqyera. Fifi ndryshe nga pjesa më e madhe e vajzave të showbizit nuk e ndjek trendin për të pasur forma të pëlqyera trupore, madje thotë se nuk shqetësohet aspak për këtë gjë.

Ajo është shprehur se nuk i ka aspak kompleks kilogramët e tepërt, mirëpo është e detyruar të humbë në peshë për shkak të një problemi me shtyllën kurrizore. “Tash në fakt, më ka dalë një problem me boshtin kurrizor dhe më duhet me urgjencë të dobësohem se jam në shkallën e fundit që të mbetem në paralizë. Edhe më duhet të nis për ta ndryshuar veten, por jo për publikun, jo për njerëzit, jo për dikë konkretisht, as për nënën e babanë tim, është për shëndetin tim”, ka thënë Fifi për Prive.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com