Emily Ratajkovski zgjedh shkretëtirën si destinacionin ideal për muaj mjalti
Modelja 25 –vjeçare, Emily Ratajkovski ka kurorëzuar lidhjen disamujore me Sebastian Bear-McClellardin. Ikona e modës nuk ka investuar shumë sepse u martuan në një sallë me dy dëshmitarë.
Dyshja përveçse surprizoi me martesën e papritur befasoi edhe me zgjedhjen për destinacionin e muajit të mjaltit.
Ajo dhe aktori aktualisht janë në mes të një shkretëtirë në një udhëtim romantik. Dhe në vend të valëve tradicionale të detit, plazheve me rërë, Emily dhe Sebastian udhëtuan në rizoma luksoze në mes të shkretëtirës. Në një hotel në të cilin shpenzimet brenda natës kushtojnë rreth shtatëmijë euro, mysafirët kanë në dispozicion pishina private, saunë, masazhe, banjë mjekësore.