Lajme

12 March 2018

Selena Gomez dhe Justin Bieber ndahen sërish?

Javën e kaluar u raportua se Selena Gomez dhe Justin Bieber kishin vendosur të bënin një pauzë nga lidhja e tyre, mirëpo zërat e fundit flasin se çifti ka vendosur të ndahet sërish. Që nga momenti që u kthyen bashkë, çifti i famshëm ka qenë vazhdimisht pjesë e faqeve rozë, ndërsa nëna e këngëtares, Mandy Teefey, është shprehur kundër rikthimit të romancës mes tyre.

Familja e Selenas vazhdon të mos heqë dorë nga qëndrimi se 25-vjeçarja duhet t’i qëndrojë larg këngëtarit kanadez. Dy këngëtarët u ribashkuan në muajin nëntor të vitit të kaluar, pas ndarjes së Gomez nga The Weeknd.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com