Taylor Swift fotografohet në shoqërinë e të dashurit Joe Alwyn
Taylor Swift është fotografuar me të dashurin e saj, Joe Alwyn teksa ushtronin sportin e tyre të preferuar. Të veshur sportivë, çifti ka zgjedhur të eci nëpër Solstice Canyon, pavarësisht temperaturave të larta.
Një burim për “E! News” shprehet se: ‘Taylor dukej shumë shumë afër Joe, duke u mbajtur në krahun e tij dhe duke shtrënguar duart. Ata dukeshin shumë të qetë me njëri-tjetrin dhe të relaksuar”. Çifti ka ecur për rreth 90 minuta, derisa mbërritën në majë të kodrës nga ku mund të shikonin oqeanin.