Kur dy “dashuritë” e reperit Noizy ndërthuren së bashku..
Noizy sot është një ndër reperat më të pëlqyer, por muzika nuk është dashuria e tij e parë. Reperi e ka nisur me boksin e rrugës ‘street fighter’ për të cilën edhe së fundmi ka shprehur dëshirën t’i rikthehet. Fundjavën e kaluar ai iu rikthye por me muzikë. Teksa ka qenë i pranishëm në një mbrëmje bamirësie, 30 vjeçari ka dalë në ring i shoqëruar ku edhe ka performuar.