Laura Nezha ka refuzuar të jetë pjesë e spektakleve të humorit për këtë arsye….
Laura Nezha është një nga këngëtaret dhe aktoret më të dashura shqiptare falë roleve dhe këngëve shumë të pëlqyera nga publiku. Së fundmi Laura Nezha po jep në teatër shfaqjen “Darka e Lamtumirës” së bashku me Gaz Pajën dhe Visjan Ukcenaj. Në një intervistë të dhënë së fundmi e pyetur se si është të punojë me dy aktorë humori, si Gaz Paja dhe Visjan Ukcenaj, të cilët dalin çdo javë në ekran, Laura u shpreh se:
“Ky është rrisku sepse publiku mund ti asociojë shpesh me figurat që shohin javë për javë në ekran, por kjo absolutisht nuk i bën aktorë jo profesionistë. Përkundrazi, ata kanë studiuar për këtë gjë dhe i kanë vënë vetes si qëllim që të nxjerrin anën më të mirë të tyre, jo vetëm humoristike, ashtu siç e ka përmendur dhe regjisori në prova, por edhe dramatike. Një aktor, nëse gërrmon thellë në shpirtin e tij, i gjen të gjitha ngjyrat e emocioneve. Këshu që për mua ka qenë eksperiencë shumë e bukur në fakt.”
Edhe vetë Laura ka marrë shumë ftesa për të qënë pjesë e spektakleve të humorit por ajo thotë se:
“Po, nga të gjitha programet e humorit që kemi parë në ekran. Madje, madje dhe për të qenë figurë kryesore femërore aty, sepse ndoshta në atë moment sezoni e kishin pasur të nevojshme dhe kishin menduar për mua. Unë i mendoj mirë zgjedhjet që bëj. Dhe është ai asocimi që përmenda në fillim. Ndoshta, ndoshta unë mendoj se kam nevojë të shprehem mirfilltazi dhe dua të them që televizioni është mall konsumi. Pa dashur të gjykoj, sepse secili bën zgjedhjet e veta, por mua më tremb kjo gjë. Më tremb komercializmi i tepruar dhe fakti që do të jem javë për jave, çfarë do të prodhoj unë. Kjo më alarmon dhe më duket sikur do më dëmtonte”, ka mbyllur rrëfimin e saj Laura.