Lajme

14 March 2018

Dua Lipa dhe Rita Ora nominohen në të njëjtën kategori në Echo Awards

Echo Awards publikoi mbrëmjen e kaluar nominimet në të 22 kategoritë ku janë edhe emrat më të njohur shqiptarë. Për herë të parë dy yjet nga Prishtina, Dua Lipa dhe Rita Ora janë nominuar në të njëjtën kategori në ceremoni. Ato janë nominuar për çmimin “Kunstlerin International” apo “Artistja më e mirë ndërkombëtare”.

Rita siguroi nominimet falë këngëve hite “Your Song” dhe “Anywhere”, kurse Dua falë hitit të saj “New Rules” dhe albumit të vet titulluar. Në po këtë kategori të nominuara janë edhe yjet botërore Taylor Swift, Camila Cabello dhe Pink.

Ndër emrat tjerë të nominuar për këtë ceremoni janë Taylor Sëift, Imagine Dragons, Camila Cabello, Mark Forster, Kraftklub, Alice Merton etj. Më së shumti nominime në këtë ceremoni ka Ed Sheeran, kurse ai ndiqet nga Luis Fonsi me hitin e tij “Despacito”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com