13 vjeçari shqiptar tërheq vëmendjen e jurisë dhe publikut në talent show-n në Gjermani
Jo të paktë janë shqiptarët që kanë pasur sukses në talent show-t në shtete të ndryshme.
Besim Karpuzi është 13 vjeçare me prejardhje nga Shala e Lipjanit, i cili ka sprovuar veten së fundmi në spektaklin e “The Voice Kids” në Gjermani.
Ai ka interpretuar këngën “The Rainbow Connecntion”, ndërsa bindi tre nga anëtarët e jurisë që të kthejnë karriget për të.
Për ta bërë edhe më emocionuese paraqitjen e tij, produksioni kishte menduar që të mos e shfaqte imazhin e tij, duke e mbuluar me një perde skenike.
Vetëm pasi ka mbaruar performancën dhe ka marrë komentet e jurisë, publiku kanë arritur të shohin pamjen e 13 vjeçarit.