Artistja tjetër shqiptare që po tenton tregun ndërkombëtar
Vajzat shqiptare u dëshmuan fuqishëm në skenën ndërkombëtare dhe ia dolën të bëjnë vend për emrat e tyre në top listat më të famshme botërore.
Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Era Istrefi, depërtuan me muzikën e tyre në veshin e miliarda dëgjuesve por ato mund të mos jenë të vetmet.
Mimoza është një tjetër këngëtare shqiptare e cila po synon që të jetë e suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar.
Ajo sapo ka publikuar këngën “Big Girls Cry”, në kontratë me produksionin muzikor “Budde Music” në Gjermani.
Mimoza konsiderohet prej këngëtareve më me perspektivë.