Lajme

15 March 2018

Shakaja e Snapchat në lidhje me Chris Brown dhe Rihanna sjell reagime të ashpra nga publiku

Pasi askush nga përdoruesit nuk e pëlqeu ndryshimin që u bë në aplikacion, Snapchat publikoi një reklamë ku në qendër ishte sherri i bujshëm i Chris Brown me Rihanna-n vite më parë, kur kjo e fundit u dhunua shumë ashpër fizikisht nga reperi.

‘Do të doje të gjuaje me shpullë Rihannën apo me grusht Chris Brown?’, -shkruhej në reklamën promovuese të lojës “Would You Rather”.

Vetëm shumë pak pasi kjo reklamë u publikua, një lumë kritikash vërshuan në ‘Twitter’ duke e cilësuar si të pavend këtë veprim të Snapchat. Jo më kot, më pas kjo reklamë u fshi nga drejtuesit e aplikacionit dhe këta të fundit në një deklaratë për BBC kërkuan ndjesë publike.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com