Rita Ora plot stil pranë pemës me mandarina por ka edhe një mesazh për gratë
Këngëtarja Rita Ora vazhdimisht rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive, duke ndarë me fansat shpesh momente të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram, ku shfaqet mjaft me stil në një veshje ku dominon ngjyra portokalli. Rita ka pozuar pranë një peme me mandarina, ndërsa ka dhënë një mesazh të fuqishëm për gratë.
“GRUAJA – të enjteve ne kapim atë që duam dhe përgatitemi për fundjavën”, ka shkruar bashkëngjitur fotove të postuara Rita.