Butrint Imeri i bën vetes “dhuratë”, blen veturën luksoze…
Këngëtari i njohur Butrint Imeri është një ndër artistët e rinj më të pëlqyer të tregut. Ai është shumë aktiv me projekte të reja, angazhime në koncerte, dhe kuptohet që suksesi shpërblehet dhe në vlerë monetare.
Së fundmi, Butrinti përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se ka vendosur ta gëzojë veten me një dhuratë sepse ka blerë një veturë të re, të tipit Bentley. Ka qenë menaxheri i tij, ai i cili ka shfaqur në InstaStory një imazh të veturës së re luksoze, duke e uruar Butrintin për blerjen e re.