Këngëtarja Poni anulon koncertet në SHBA për shkak të vonimit të vizës
Këngëtarja Poni pavarësisht se nuk ka sjellë asnjë produksion të ri muzikor është shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore madje edhe edhe jashtë vendit. Së fundmi, ajo kishte planifikuar turin e saj të koncerteve në ShBA, por është detyruar të shtyjë datat për disa javë.
Kjo gjë ka ndodhur për shkak të problemit me vizën, pasi këngëtares nuk i është lëshuar në kohën kur ajo parashikonte. Lajmin për anulimin e koncertit të saj në Toronto, këngëtarja e bëri të ditur përmes një shkrimi në Instagram:
“Të dashur miq dhe dashamirës të muzikës time në Toronto! Me keqardhje ju njoftoj se koncerti i datës 17 mars do të spostohet për 14 prill për arsye se viza është ende në proces! Ju kërkoj ndjesë dhe ju falënderoj nga zemra për interesimin tuaj! Me shumë dashuri Poni”, ka shkruar këngëtarja.