Noizy dhe Azet sjellin së shpejti “Kriminel”
Reperi shqiptar, Noizy, do të publikojë së shpejti projektin e ri të tij.
“Kriminel” titullohet kënga e re e cila do të publikohet shumë shpejt. Është vet Noizy ai që ka konfirmuar publikimin e projektit që po vjen si bashkëpunim i madh me reperin shqiptar me famë në Gjermani, Azet.
Projekti shihet se është realizuar në mes të një luksi të madh, tipik për reperët. Kjo është hera e parë që një reper shqiptar arrin të bashkëpunojë me një emër të madh si Azet.
Azet konsiderohet si një prej emrave më të respektuar të hip hopit gjerman.