Alban Ramosaj tregon sakrificat që bën për të pasur trup muskuloz
Jo vetëm në muzikë, por këngëtari Alban Ramosaj është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale dhe sidomos Instagram.
Tashmë është bërë e modës që personazhet Vip të postojnë foto dhe video nga momentet e ditës.
Këtë e ka bërë së fundmi edhe Alban Ramosaj i cili ka publikuar sot një video në “Instastory” ku shihet se e ka nisur ditën në palestër.
Edhe pse ndoshta është pak herët, Albani ka treguar se di të kujdeset me vullnet për trupin plot muskuj që ka.