Kendall Jenner e pranon që është e dashuruar por nuk ka plane për fëmijë
E ftuar në emisionin e Ellen Degeneres, supermodelja 22-vjeçare zbuloi disa detaje nga jeta e saj private.
E pyetur nëse së shpejti do të ketë të reja edhe nga jeta e saj, Kendall u përgjigj: “Kam disa momente që them, a thua fëmijë tani? Por jo, nuk dua. Jam mirë, mund të pres dhe disa kohë.”
Prej disa kohësh në media është shkruar edhe për bindjet seksuale të Kendall Jenner, duke spekuluar se ajo kishte pëlqime ndaj femrave.
Por një gjë të tillë ajo e hodhi poshtë, kur pozoi për kopertinën e revistës “Vogue” dhe pranoi lidhjen me basketbollistin Blake.