Pas ndarjes nga Dj italian, Rike Roci flet për dashurinë e re
Për Rike Rocin duket se nuk kanë munguar edhe problemet e vogla me dashurinë.
Zërat në botën e showbizzit kanë treguar se ish-konkurentja e Big Brother i ka dhënë fund lidhjes së saj me Dj italian, Luca dhe mesa duket kjo nuk e ka ulur moralin e Rikes.
Në një intervistë për programin “Pasditja ime”, të gazetarit Eraldo Rexho, Rikja ka treguar se ajo e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe është duke jetuar një marrëdhënie të re.
“Jam e dashuruar dhe e lumtur kaq mund të them për momentin”, ka thënë vajza seksi.
E pyetur nga prezantuesi nëse partneri i saj është italian apo shqiptar, Rike Roci ka thënë se nuk preferon të tregojë më shumë për publikun.