Arilena Ara paralajmëron projekte të reja por ka diçka për të thënë edhe për jetën private
Për Arilena Arën “Nëntori” ishte “çelësi” për të hapur çdo derë suksesi, i cili bëri të mundur që zëri i saj të dëgjohet nga të gjithë. Fama e saj u rrit menjëherë dhe madje edhe jashtë trojeve shqiptare numri i fansave është jashtëzakonisht shumë i madh.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Arilena shprehet se:
“Unë sapo kam ardhur nga New York. Jam e rezervuar në udhëtimet e mija, qoftë për punë apo për qejf, nuk dua të tregoj shumë, kam dëshirë që puna dhe muzika ime të flasin. Mund të them se në New York kënga sapo ka filluar të luhet. Në New York isha për të punuar muzikë të re dhe gjëra të reja do vijnë shumë shpejt”.
Për jetën private, vetë këngëtarja rrëfen se angazhimi në muzikë nuk i lë kohë mjaftueshëm për të krijuar marrëdhënie me një partner, megjithatë 19-vjeçarja nuk i thotë jo ndonjë propozimi në horizont.
“Të të them nuk kam kohë do të duket e çuditshme. Nuk kam asgjë për momentin, jam e re dhe e fuqishme. Nuk është se nuk dua, kur të ndodhë do të ndodhë dhe do të jetë një gjë e bukur. Nuk është se po e kërkoj, nuk jam njeri që planifikoj në lidhje me jetën sentimentale”, është shprehur Arilena.