Shfaqen “telashe” për Cristiano Ronaldon, “Miss Bum Bum” e akuzon për ngacmim seksual
Një ish-fituese e konkursit të bukurisë, “Miss Bum Bum”, ka paditur Cristiano Ronaldon lidhur me pretendimet se e kishte ngacmuar seksualisht edhe pasi u nda me yllin e futbollit. Mbretëresha e bukurisë braziliane, Erika Canela, është shprehur se ka marrë mesazhe “ofenduese dhe fyese”, kur përfundoi marrëdhënien dymujore me kapitenin e Portugalisë.
Ajo thotë se ka marrë mesazhe ku thuhej se do i shkatërrohej jeta, por deri më tani nuk ishte e sigurt nëse ia ka dërguar portugezi. Avokatët e bukuroshes kanë nisur procedurat ligjore kundër sulmuesit dhe po kërkojnë dëmshpërblime pasi që veprimet ishin ‘poshtëruese’ dhe ‘kanë ndikuar thellësisht në gjendjen emocionale të saj.
Miss Canela ka thënë se i dha fund marrëdhënies me Ronaldon kur mori vesh se 32-vjeçari kishte të dashur.