Trendi i pirsit të fejesës i bukur por i rrezikshëm
Ndoshta mund të duket e çuditshme por një nga trendet e kohëve të fundit ka të bëjë me zvëndësimin e unazës së fejesës me një pirs. Bëhet fjalë për një gur të çmuar që bëhet në qëndër të gishtit ku vendoset unaza e fejesës.
Ndonëse është një trend i preferuar së tepërmi nga të rinjtë dermatologët nuk janë edhe shumë entuziastë për këtë fakt. Prandaj duhet kujdes sespe pirsi i fejesës mund të shkaktojë probleme të mëdha.
Rreziku për një infeksion rreth gishtit është shumë here më i madh nëse vendosim një pirs të tillë krahasuar me zonat e tjera të trupit. Gishti ka shumë muskuj dhe nerva të cilët mund të dëmtohen padashje, duke rrezikuar kështu dhe shumë struktura vitale të tij. Pirsi i fejesës mund të jetë gjithashtu një vatër papastërtish.
Duke patur parasysh pasojat ndoshta duhet shmangur gjithë sikleti i pirsit të fejesës pavarësisht sa bukur mund të duket dhe të nisni kërkimet për unazën që keni ëndërruar gjithmonë.