Lajme

21 March 2018

Ben Affleck kritikohet për tatuazhin e tij i cili i ka mbuluar gjithë shpinën

Ben Affleck është vënë në shënjestër të kritikave për shkak të një tatuazhi të madh të një krijese mitologjike, i cili i ka mbuluar gjithë shpinën. Është fjala për tatuazhin, për të cilin aktori kishte thënë para disa vitesh se është i përkohshëm. Për herë të parë, tatuazhi i Affleck ishte parë në vitin 2015, gjatë xhirimeve të filmit “Live by Night”. Një vit pas, ai kishte thënë se bëhej fjalë për një tatuazh të përkohshëm për nevojat e filmit.

Këtë tatuazh thuhet se e ka vizatuar gjatë kohës kur ishte duke u ndarë nga Jennifer Garner, me të cilin ishte i martuar për 10 vjet. Duke qenë se feniksi simbolizon rilindjen, pikërisht për këtë gjë, 45-vjeçari e kishte vizatuar tatuazhin e tij. Ndërkohë fansat e aktorit në rrjetet sociale kanë bërë shaka nga më të ndryshmet duke e kritikuar vendimin e tij për këtë tatuazh.

“Herën tjetër kur të ndiheni të pikëlluar, kujtojani vetes se nuk jeni Ben Afflecku dhe nuk keni një tatuazh aq të madh e aq të tmerrshëm që është përqeshur globalisht, saqë iu është dashur të gënjeni se është e përkohshme”, ka shkruar një përdorues i Twitterit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com