Lajme

21 March 2018

“Heshtja” e Ariana Grandes në Instagram ngre spekulimet se ajo mund të jetë në një pritje të ëmbël

Ariana Grande është mjaft e heshtur në profilin e saj në Instagram, dhe kjo ka sjellë që të spekulohet në media se ajo është në pritjen e ëmbël të një fëmije. Ariana prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur amerikan Mac Miller dhe historia e tyre e dashurisë është shumë e veçantë, ata e respektojnë dhe e duan njeri –tjetrin shumë. Në koncertet e saj, Mac e ka shoqëruar Arianën dhe fansat e tyre i adhurojnë kur i shikojnë bashkë.

Disa burime kanë bërë me dije se çifti ka diskutuar mbi vendimin e kurorëzimit të lidhjes së tyre dhe nisjen e një familje së bashku. Ariana nuk e ka pranuar diçka të tillë, ajo ka pohuar se është shumë e zënë me koncertet dhe projektet e ndryshme muzikore dhe për disa kohë do i duhet të udhëtojë shpesh. Por kjo heshtje iu hap rrugë zërave se Ariana shumë shpejt do ndajë me fansat edhe lajmin e bukur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com