Sulmohet fizikisht reperi Fero
Reperi Fero, është përballur me një situatë aspak të thjeshtë së fundmi. Ai është rrahur dhe është kërcënuar me armë në njërën prej qendrave tregtare në Prishtinë. Një grup i panjohur prej katër personave u konfrontuan me reperin, teksa ai po dilte nga qendra tregtare. Mendohet se një veturë ishte ndalur para Feros dhe një person del prej saj duke e talluar dhe ofenduar.
Fero besohet se u shmang prej tyre, por këta persona e rrahën, teksa njëri prej personave që e sulmuan besohet ta ketë pasur edhe armën me vete. Sulmi thuhet të ketë ndodhur pas mesnatës kur Fero doli nga kinemaja në një prej qendrave të njohura tregtare. Reperi besohet se ka pësuar lëndime të lehta, teksa gjatë incidentit ka pasur edhe dëme materiale.
Fero u bë personazhi më i përfolur së fundmi me intervistat e tij, duke vënë në pah “superioritetin” e tij në krahasim me reperët e tjerë.