Lajme

21 March 2018

Fëmija i princit William dhe Kate mund të lind në një ditë të veçantë për çiftin

Teksa po afrohet data kur do të lind fëmija i tretë i çiftit mbretëror të Kate Middleton dhe Princit William, zërat të shumtë thonë se bebja ka shanse të vijë në jetë në një ditë vërtet të veçantë për çiftin e famshëm. Dukesha e Kembrixhit dhe Princi William, mund të bëhen prindër për herë të tretë, pikërisht në 29 Prill, datë e cila përkon edhe me përvjetorin e shtatë të martesës së tyre.

Sipas revistës britanike Hello, nëse fëmija i Kate dhe William do të lind në përvjetorin e tyre të dasmës, kjo do e bënte edhe më të veçantë ditën, pasi do të shënonte edhe fillimin e një festimi të dyfshitë vjetor për të gjithë Britaninë e Madhe. Çifti ka zgjedhur të mos e zbulojë gjininë e fëmijë së tyre të tretë, duke e mbajtur surprizë për të gjithë. Pritet që Kate të lind në spitalin privat Shën Maria në Londër, ashtu siç bëri edhe me dy fëmijët e tjerë, Princin George dhe Princeshën Charlotte.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com