Lajme

21 March 2018

Afera seksuale me Trump-in… Aktorja e filmave porno i nënshtrohet makinës së të vërtetës

Marrëdhënia e shkurtër me aktoren e filmave për të rritur duket se do të vijojë të jetë një tjetër problem që do ta shoqërojë presidentin amerikan, Donald Trump, për shumë kohë. Aktorja Stormy Daniels i është nënshtruar testimit me poligraf, që njihet ndryshe si makina e së vërtetës. Sipas testit, ajo rezulton e besueshme në përgjigjet për aferën seksuale që ka pasur me biznesmenin e pasurive të patundshme në vitin 2006. Testi tregoi se mundësia që përgjigjet e saj të ishin gënjeshtra janë vetëm 1%.

Rezultatet e testit iu dhanë televizionit CNN nga Minchel Avenatti, avokati i zonjës Daniels. Tri janë pyetjet për të cilat Daniels është përgjigjur pozitivisht dhe sipas makinës ka rezultuar se thotë të vërtetën: “Në korrik të vitit 2006, a keni pasur marrëdhënie seksuale me Donald Trump”, “Në korrik 2016, a keni pasur raport seksual të pambrojtur me Donald Trump” dhe “A ju premtoi Trump se do të bëheshit pjesë e “The Apprentice”(një reality show ku konkurrentët garonin për një vend pune në kompani biznesi).

Daniels u është përgjigjur pozitivisht të tre pyetjeve, 2 të parat u konsideruan të besueshme, ndërsa e treta jo plotësisht bindëse.

Megjithatë, testi i poligrafit nuk merret parasysh në gjykatë. Ky test u krye me kërkesë të “Baouer Publishing”, e cila ka në pronësi “Life&Style” dhe revistën “InTouch”, një gazetar i së cilës ka intervistuar aktoren Daniels në vitin 2011. Intervista e gazetarit Jordi Lippe-Mc Graw nuk u publikua në kohën kur u bë. “Bouer Publishing” vendosi ta publikonte në fillim të këtij viti në revistën “InTouch”.

Sipas avotatit të Daniels, testi i poligrafit me video është blerë për 25 mijë dollarë, me qëllim shmangien e blerjes apo shkatërrimit nga dikush tjetër.

Vetë Daniels në një postim në Tuiter nuk e kurseu ironinë pas testit, duke vënë në dukje se nuk ka ndërmend të tërhiqet. “Teknikisht nuk kam fjetur me presidentin 12 vjet më parë. Nuk fjetëm fare (hehe) dhe ai ishte një yll televizioni. Njerëzit i japin rëndësi faktit se ai gënjeu për këtë gjë, u tall me mua dhe shkeli ligjet për ta mbuluar këtë histori. P.S. nuk kam ndërmend të shkoj gjëkundi”, shkroi ajo.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com