Demi Lovato ka tentuar vetëvrasjen në moshën 7-vjeçare
Këngëtarja Demi Lovato ka shokuar kur është shprehur se në moshën 7-vjeçare ka tentuar të vrasë veten. 25-vjeçarja tregoi se kishte mendime vetëvrasëse kur po luftonte me depresionin dhe çrregullimin e saj bipolar.
Demi tha se kishte raste kur nëna e saj kishte frikë ta zgjonte sepse nuk e dinte nëse do të ishte gjallë apo jo. “Kur isha 7 vjeçe e dija se nëse do t’i jepja fund jetës sime dhimbja do të përfundonte”, është shprehur ajo.
Demi ka qenë gjithmonë e hapur rreth luftës së saj me shëndetin mendor, duke përfshirë abuzimin me substancat, çrregullimet e të ushqyerit dhe depresionin. Këngëtarja u ka ofruar fansave të saj që kanë blerë blieta në turneun e fundit muzikor, terapi falas. Demi i tha se mendimet e saj vetëvrasëse ishin të nxitura nga trishtimi, vetmia dhe depresioni. Ajo beson se një pjesë e madhe e gjendjes së saj është shkaktuar nga problemet që kishte me të atin. Babai i saj, i cili vdiq në vitin 2013, vuante nga problemet mendore dhe nuk ishte në gjendje që të mbante një familje.