Erjona Sulejmani: “Nuk ia vlen të martohesh me një futbollist, rrinë vetëm në Instagram dhe kërkojnë gra”
Ish-bashkëshortja e futbollistit të njohur Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani ka folur së tepërmi rreth jetës së saj por ka habitur kur u shpreh se nuk ia vlen të martohesh me futbollist.
“U jap një këshillë vajzave, bota e futbollistëve duket e bukur, por kur je brenda është ndryshe. Më parë kam qenë e mbyllur në një kafaz të artë, por leku nuk të jep gjithçka. Unë kam refuzuar shumë për karrierën time, tani jam më e lirë dhe mund të pranoj ato që kam refuzuar më parë. Kur lidhesh me futbollist, njëri prej të dyve duhet ta lërë karrierën sepse po nuk e le, nuk shihesh me partnerin. Rrija në shtëpi, laja, shpëlaja, gatuaja. Pasi mora veten nga lindja e fëmijës, doja t’i kthehesha karrierës. Doja të mos isha e varur dhe të mos rrija e mbyllur në shtëpi”, është shprehur Erjona.
Gjithashtu Erjona ka vazhduar me kritikat ndaj futbollistëve, duke thënë se ata nuk dinë të shprehen mire.
“Nuk dinë të bëjnë asnjë bisedë. Unë nuk dua më futbollist! Futbollin e përjashtoj për momentin. Gratë që ndahen nga futbollistët, po shpëtojnë. Ata dinë vetëm të rrinë në Instagram e të kërkojnë gra”, ka vazhduar ajo. Erjona madje ka shkruar edhe një libër rreth kësaj teme i cili do publikohet shumë shpejt.