Vedat Ademi talent jo vetëm në muzikë por edhe në fushën e modelingut, ja fotot që po habisin fansat….
Këngëtari i njohur Vedat Ademi, prej një kohe të gjatë është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por përveç muzikës, ai së fundmi ka treguar se ka edhe një tjetër pasion.
Bëhet fjalë për fotografinë, kjo pasi këngëtari ka vendosur të realizojë një set të mrekullueshëm fotografik në New York, ku vjen ndryshe nga ai Vedati që kemi njohur më parë.
Ashtu sikurse shprehet dhe vetë Vedati seti fotografik ka patur për qëllim të tregojë një linjë të veçantë kostumesh të personalizuara për të nga stilisti Altin Mici.
“Magjia” e personazheve të famshëm për fëmijë si ‘Harry Potter’ dhe ‘Peter Pan’ janë pjesë e këtij seti të veçantë fotografik sepse Vedati ka dashur të realizojë një set të veçantë, plot ngjyra, lëvizje, thjeshtësi, pasi veshjet të japin idenë e të qënit praktik dhe në modë.
Komentet pas publikimit të fotografive kanë qënë të shumta madje shumë prej tyre janë shprehur se Vedati duhet të provojë edhe fushën e modelingut.