Fansi bën tatuazh portretin e saj, Rita Ora: “Kjo është mrekullisht çmenduri”
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora është shumë e pëlqyer në të gjithë botën. Ajo numëron me miliona fansa, shumica prej të cilëve kanë një dashuri të madhe për këngëtaren. Madje së fundmi, një nga fansat e saj më të zjarrtë ka realizuar edhe tatuazh me portretin e saj.
Bëhet fjalë për artistin Juan-Pierre Le Roux, i cili merret me tatuazhe, dhe tatuazhin e radhës e ka realizuar në dedikim të këngëtares Ora. Ka qënë vetë Rita, e cila ka postuar foton bashkëngjitur së cilës shkruan:“Kjo është mrekullisht çmenduri”.