Lajme

26 March 2018

Emocione dhe rrezik gjatë propozimit në ujë që Albani i bën Miriamit

Miriam Cani, së fundmi ka treguar detaje të veçanta për jetën e saj, duke mos harruar të ndalet tek propozimi i veçantë i realizuar 20 metra në thellësinë e Oqeanit Indian. Miriami ka rrëfyer se ishte aq shumë e emocionuar nga surpriza e Alban Skenderajt sa për pak rrezikoi jetën.

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu.”-shprehet Mitriam.

Video e propozimit u bë pjesë e videoklipit të këngës “Nëse thua po”, të cilën Albani ia dedikon Miriamit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com