Stormy Daniles: “Marrëdhënia seksuale me Donald Trump përvoja më e keqe në jetën time”
Aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniels, ka folur së fundmi në CNN “60 Minutes” për mardhënien e saj me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Ajo e ka kujtuar marrëdhënien seksuale me Donald Trump si një përvojë të keqe në jetën e saj duke u shprehur se nuk ishte tërhequr aspak fizikisht nga Trump.
“E kuptova se në çfarë isha përfshirë dhe thashë me vete:‘Tani po fillojmë’. Kisha bërë gabim që kisha shkuar vetëm në dhomën e dikujt. E konsideroja si një marrëveshje biznesi”, ka thënë ajo.
Stormy ka shtuar se kishin kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur, pas takimit në një turne golfi në Lake Tahoe në vitin 2006. Sipas Stormyt, Trump i kishte thënë se është e bukur dhe e mençur, dhe i kishte bërë ofertë të merrte pjesë në një show real televiziv.
Gjatë një takimi tjetër në një hotel në Beverly Hills, Daniels ka thënë se miliarderi e kishte detyruar që ta shikonte një dokumentar me peshkaqenë dhe se atë mbrëmje nuk kishin kryer marrdhënie seksuale.
“Ai po e shikonte ‘Shark Week’ dhe më detyroi të ulesha dhe ta shikoja gjithë dokumentarin për sulmet e peshkaqenëve”, ka treguar ajo.