Marrëdhënia mes Cheryl dhe Liam Payne vazhdon të përkeqësohet
Prej kohësh Cheryl dhe Liam Payne janë përfolur për një krisje në marrëdhënien e tyre. Ata janë prindër të një djali, por kjo nuk i ka ndihmuar t’i përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre. Burime pranë tyre treguan se kishin filluar debate të forta mes tyre. Madje në një intervistë të dhënë së fundmi vetë Liam e pranoi publikisht gjatë një intervistë krisjen në mardhënien e tyre.
Por diçka e tillë e përkeqësoi edhe më tepër situatën sepse Cheryl është kundër idesë së publikimit të gjërave private. Liam gjithashtu ka munguar edhe në ditëlindjen e parë të djalit, pasi ishte në Japoni me koncerte.