Yjet e famshëm që shkëlqyen në “Nickelodeon Kids Choice Award”
Në “Nickelodeon Kids Choice Award” ka tërhequr vëmendjen këngëtarja Mariah Carrey dhe ish-bashkëshorti i saj Nick Cannon, të cilët janë shfaqur së bashku me dy binjakët e tyre dhe dukeshin shumë të lumtur teksa pozonin për kamerën. Mariah dhe Nick u martuan në vitin 2008 dhe u ndanë në vitin 2016. Që prej asaj kohe çifti ka pasur marrëdhënie shumë të mirë dhe e kanë mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin .
E mahnitshme dukej dhe Heidi Klum, e cila kishte veshur një fustan të shkurtër, që i nxirrte në pah këmbët e gjata. Modelja dukej gjithë kohës e qeshur teksa pozonte për aparatin fotografik.
Ish-Spice Girl, Mel B së fundmi nuk rresht së treguari linjat e saj perfekte. Ajo u shfaq sërish e veshur me një kostum të ngushtë për trupi, që i nxirrte në pah format trupore.
Edhe John Cena ishte ai që spikati me paraqitjen e tij. Ai kishte veshur një kostum si breshkat ninxha. Dhe dukej shumë komik teksa bënte lëvizjet e ninxhave ne tapet.