Lajme

26 March 2018

Laura Nezha: Festivali është i padrejtë

Në puntatën e radhës të “Dasara Show”, një nga të intervistuarat ka qenë aktorja dhe këngëtarja e njohur, Laura Nezha . Paraqitjet e saj si aktore kanë qenë më të shumta se sa si këngëtare. Ndërkohë sa herë ka sjellë ndonjë projekt muzikor të ri e ka bërë me anë të pjesmarrjes në festivale. E pyetur nga Dasara në lidhje me këtë vendim ajo është përgjigjur:“Festivali duket sikur të kursen kohë, gjë të cilën unë nuk e kam, sepse here pas here vijnë projekte të reja në teatër dhe më ngelet vërtet shumë pak kohë. Mbase për njerëzit që na dëgjojnë është pak e vështirë ta kuptojnë sa shumë ne punojmë për një shfaqje një orë e gjysëm që japim në teatër…por janë prova të pafundme dhe më merr shumë kohë… dhe festivali mendohet si një zgjedhje më praktike ndoshta. Por në fakt festivali ka shumë stres dhe është i padrejtë!”.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com