Korab Shaqiri hedh poshtë spekulimet se kënga “Dashuri e këputur” lidhet me jetën e tij personale
Korab Shaqiri vetëm pak ditë më parë publikoi videoklipin e tij të ri “Dashuri e këputur”. Kjo baladë e bukur erdhi me videoklip, por kjo nuk mbeti pa u komentuar. Menjëherë filluan spekulimet për një krizë të mundshme bashkëshortore në familjen e këngëtarit.
Por vetë Korabi ka reaguar duke u shprehur se: “Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk bëhet fjalë për ndarje”. Madje këngëtarit nuk i kanë pëlqyer aspak komentet e tilla sepse ashtu sikurse shprehet dhe ai bëhet fjalë vetëm për një baladë artistike.