Kim Kardashian përmes një postimi vlerëson grimierin e talentuar shqiptar
Kim Kardashian, më e famshmja e klanit Kardashians, mamaja e tri fëmijëve, është njëherësh edhe një business woman tashmë është e fokusuar në brandin më të ri të bukurisë, i cili vjen si bashkëpunim me grimierin e njohur shqiptar Mario Dedivanoviç, Kim e ka “pagëzuar” këtë linjë me emrin KKW Beauty Line x Mario. E lumtur për këtë arritje të re, që siç duket po preferohet gjithnjë e më shumë nga shumë personazhe publikë,nga studio të njohura të make up-it në botë, ajo nuk e ka fshehur simpatinë edhe vlerësimin për bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë në këtë projekt të ri.
I talentuari “super Mario” është njeriu të cilit Kim dhe femrat e tjera të familjes Kardashians i besojnë portretet e tyre, gjatë përditshmërisë, por sidomos në evente e mbrëmje të ndryshme ku ato duhet të shkëlqejnë në çdo detaj tyrin. Vetë Kim nuk e ka fshehur entuziasmin dhe vlerësimin për grimerin e talentuar, për të cilin ka bërë një postim të dedikuar në rrjetet sociale.
“10 vite më parë kur u takuam, nuk e kisha ëndërruar se një ditë do të bashkëpunonim për të sjellë në treg produktet tona. Jam shumë krenare për këtë koleksion që ka tonet e preferuara për sytë dhe buzët. KKWXMario”, shkruan ajo në postimin e saj.