Christina Aguilera nuk njihet në setin e ri fotografik
Artistja e njohur shfaqet rrëzëllitëse dhe shumë ndryshe në setin e fotove për revistën “Paper”. Ajo njihet për look-un e saj gjithmonë të kuruar dhe make up-in shpesh herë të ekzagjeruar, por këtë herë ka pozuar pa make-up. Të paktën në disa prej fotove…
Arsyeja që këngëtarja e talentuar zgjodhi të vinte kështu për editorialin “Transformation 2018” të revistës prestigjoze është fakti që ka arritur në një fazë të karrierës dhe jetës ku vlerëson bukurinë natyrale dhe çdo difekt që ka.
37 vjeçarja ka një këshillë në lidhje me bukurinë për çdo vajzë: “ Mos ki frikë të thyesh barriera të reja dhe mos ki frikë të përballesh me kritika. Gjithmonë do të ketë persona që do të merren me ty dhe ndoshta edhe do të të përqeshin, kjo pasi kanë përkufizimin e tyre të bukurisë që mund të jetë I ndryshëm nga I joti.”