Nora Istrefi do ndahej nga Roberti vetëm për këtë arsye….
Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, së fundmi në një intervistë ka rrëfyer shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka refuzuar të flasë edhe për projektet e reja muzikore. Nora konfirmoi se së shpejti do të sjellë bashkëpunim me reperin e njohur nga Shqipëria, Noizyn.
E ngacmuar me një pyetje pikante lidhur me bashkëshortin e saj Robertin, prezantuesi i emisionit kërkoi nga ajo të përgjigjet në pyetjen se çfarë nuk do t’i falte asnjëherë. Nora pa asnjë hezitim është shprehur se tradhëtinë nuk do e falte duke thënë kështu se diçka e tillë do ta çonte drejt divorcit me bashkëshortin e saj.