Lajme

30 March 2018

Sa bukur Mario! Kim Kardashian i vendos emër shqip produktit kozmetik

Kim Kardashian ka bashkëpunuar me make-up artistin e saj, Mario për të sjellë në treg një produkt të ri kozmetik. Bëhet fjalë për një paletë me tone sysh, dhe secili ton ka një emër. Ajo që të bën përshtypje është fakti se një nga nuancat ka emrin “Albanian”.

“ALBANIAN” është vëndosur prej prejardhjes së Marios, Armenian prej prejardhjes së Kim Kardashian, sepse babai i saj i ndjerë e kishte origjinën nga Armenia. Ndërkohë që “LIBRA” për faktin se të dy ata janë shenja e horoskopit “peshorja”.

“A po ju pëlqejnë emrat e toneve të syve? Secili ka një kuptim të veçantë për ne,” shkruan Mario krahas postimit në rrjetet sociale. Si duket Kim ka qenë mjaft dakord me këto emërime, madje ka dhënë edhe reagimin e saj duke pëlqyer këtë postim.

Do you like our eyeshadow names? ? #KKWxMARIO each one has a personal meaning to us.

Un post condiviso da MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com