Lajme

01 April 2018

“Origami”, bashkëpunimi i Era Istrefit me Dj e njohur

Pak ditë më parë Era Istrefi lançoi zyrtarisht këngën e saj më të re me titull “Origami”. Kjo këngë u publikua vetëm në versionin audio, në një moment kur të gjithë prisnim videoklipin e ri nga Istrefi. Vëmendje të madhe mori pjesa e parë e këngës, ku Era këndon në gjuhën shqipe. Si duket ULTRA, kompania menaxhuese e Istrefit, ka rënë dakord me faktin se çelësi i suksesit të këngëtares është gjuha shqipe. Por shumë pak u përfol Dj Maphorisa, personi i cili bashkëpunoi ne këtë projekt. Ai është një ndër producentet e singëllit “One Dance” nga Drake, këngë kjo që ka rezultuar shumë e suksesshme. Urojmë që edhe ky bashkëpunim me artisten shqiptare të arrij një sukses të madh.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com