Me siguri nuk do e donit surprizën që reperi Noizy kishte përgatitur për ditëlindjen e Altin Sulkut…
Jemi mësuar që në rrjetet sociale të shohim urime nga më të veçantat për ditëlindje ku miqtë e mire urojnë njëri tjetrin duke zgjedhur foto dhe video nga më të bukurat ose imazhe nga surprizat që kanë përgatitur për ta por reperi Noizy ka vepruar vërtet ndryshe.
Kushëriri i tij, këngëtari Altin Sulku feston ditëlindjen dhe ai ka publikuar një video të tij teksa flinte gjumë dhe reperi e lag me ujë.
Bashkëngjitur videos ai shkruan: “Edhe 100 të tjera kusho”.
Video e postuar është vërtet gazmore por për Altinin edhe pse e ka kaluar me sportivitet nuk ka qenë edhe aq e tillë.