Rita Ora kritikohet nga fansat sepse uron Pashkën e veshur me të brendshme
Urimet për festën e Pashkëve Katolike kanë ardhur edhe nga një pjesë e mirë e vipave të showbizit. Edhe këngëtarja Rita Ora, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka uruar festën. Por vëmendja nuk është përqëndruar tek urimi i saj por tek paraqitja e Ritës ku shfaqet në foto me veshët e lepurushit dhe e veshur vetëm me të brendshme.
Të shumtë kanë qenë fansat të cilët e kanë kritikuar këtë lloj veshjeje sepse nuk duket aspak e përshtatshme për këtë lloj feste fetare. “Kjo është ndjesi shpirtërore nuk ngatërrohet me dëshirën për përfitime monetare duke u shfaqur në poza si për PlayBoy”, shkruajnë një prej fansave.