Roza Lati ironizon “vajzat e bukura” të Instagramit
Fotot e ndryshme në rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Përdorimi i efekteve nga programe të ndryshme krijon shpeshherë një diferencë të madhe nga pamja në realitet.
Moderatorja Roza Lati me postimin e saj në Instastory i ka tërhequr vëmendjen vajzave që përdorin së tepërmi këto efekte duke u shprehur se:”Jetojmë në epokën kur ka kaq shumë vajza që mundohen të shfaqen pjeshka në foto Instagrami. Që kur i shikoni live nga afër nuk i bën dot lidhjen. Kështu që sot për sot komplimenti më i bukur që mund të marrësh është: Qeke më e mirë live”.
Ndoshta Roza këtë postim ia ka dedikuar dikujt në veçanti.